10 rregulla shtëpie që duhet t’i përmbaheni një herë e mirë gjatë këtij viti

0
48

Është aq e thjeshtë të përdorni justifikimin “Do ta bëj nesër”. Por, nëse i zbatoni këto 10 rregulla gjatë gjithë vitit, atëherë shtëpia juaj do të përfitojë për një kohë të gjatë.

Mbani telefonin larg nga dhoma e fjetjes

Shumica prej nesh e kemi të krijuar shprehinë që para gjumit të mbajmë telefonin afër vetes. Nëse e leni telefonin larg dhomës së gjumit, ju do ta keni më të lehtë të bëni gjumë dhe të pushoni.

Largoni rrobat nga dhoma sapo ti palosni

Secili prej nesh ndonjëherë lëmë rrobat e pastra të paluara nëpër dhomë dhe nuk kemi kohë t’i tërheqim anësh gjatë gjithë javës. Mos krijoni rrëmujë pa qenë nevoja dhe bëjeni rutinë menaxhimin e rrobave.Cleaning-and-organizing-a-room

Rregulloni shtratin çdo mëngjes

Është kaq e lehtë të shmangni këtë detyrë, dhe nëse jeni me vonesë mos e anashkaloni këtë detyrim sepse e tërë dita do të ju shkojë dëm. Është mirë të krijoni rend që në mëngjes duke sistemuar shtratin, dhe padyshim do të jeni më e lumtur në fund të ditës.unmade-bed (1)

Pastroni automatin e kafesë çdo mëngjes

Edhe kjo mund të tingëllojë e tepërt, por në fakt këtu mund të grumbullohen njollat më të pista në kuzhinën tuaj. Pra, që të siguroheni që filxhani i kafesë nuk është i ndotur që në mëngjes, lani dhe pastroni pjesët e lëvizshme të automatit të kafesë pas çdo përdorimi.5_9

Ndërroni çarçafët e shtratit çdo javë

Duhet të pranojmë, se nuk ka asgjë më të këndshme se sa të shriheni në shtrat me çarçafë të pastër dhe të freskët, kështuqë, pse nuk e praktikojmë këtë më shpesh? Kjo ndikon shumë nga pikëpamja shëndetësore.55cb96c71d00006e001449de

Mos i leni enët në lavaman

 

Është shumë thjeshtë të thuani “Do t’i laj nesër”!. Por kështu vetëm sa ju ngatërrohen enët dhe shtohen edhe të tjera nga dita e nesërme dhe rrëmuja vetëm sa vazhdon e përkeqësohet. Jepni vetës pak pushim dhe filloni të lani enët duke mos i grumbulluar për më vonë.Dirty_dishes

Nuk ka këpucë brenda shtëpisë

Hulumtimet tregojnë se kemikalet apo papastërtitë që mund të ngjiten në këpucët tuaja gjatë ecjes nëpër rrugë të asfaltuara, mund t’i bartni edhe brenda shtëpisë. Shmangni fëlliqësirat dhe mbani shtëpinë të pastër.124-only-in-asia-e28093-taking-of-your-shoes-inside-the-house

Sanitarizoni sfungjerin tuaj çdo javë

Ju nuk keni nevojë ta zëvendësoni shpesh këtë mjet pastrues, por mjafton ta pastroni nga bakteriet dhe papastërtitë më shpesh. Mjafton ta veni në mikrovalë dhe ta praktikoni këtë shprehi gjatë vitit, dhe padyshim enët tuaja do të shkëlqejnë.img_4922

Paketoni drekën tuaj gjatë natës

Të jemi të sinqertë, nëse nuk e përgatitni dhe paketoni drekën qysh në mbrëmje, gjasat janë që në mëngjes të zgjoheni vonë për punë dhe sërish të përfundoni duke blerë ushqim të gatshëm. Por, nëse i përmbaheni kësaj rregulle, do t’i ndihmoni vetës edhe në aspektin buxhetor.foodpackaging

Pastroni vaskën pas çdo dushi

Duke marrë përsipër këtë shprehi dhe detyrim, ju do të ndihmoni në mbajtjen e pastërtisë dhe do të shpëtoni nga shtresimi i yndyrës së pakëndshme nëse nuk lahet me rregull.

Image:/femra//

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.