10 ushqimet që i japin energji trupit tonë

0
900

Shpesh herë na ndodhë që në fund ose gjatë ditës të ndihemi të lodhur dhe pa energji. Për të parandaluar rënien e imunitetit duhet që më shumë të kemi kujdes ndaj shëndetit tonë. Ne duhet të ushqejmë sistemin tonë imunitar me përbërësit e nevojshëm si është më së miri. 10 ushqimet e shëndetshme më poshtë duhet ti keni në tavolinë kur të uleni për të ngrënë gjatë 3 vakteve të ditës nëse dëshiron që ti dhe familja juaj të keni imunitet të fuqishëm që lufton viruset e dimrit e të mos sëmureni fare.

1

1. Agrumet (Citrus)
Shumica e njerëzve fillojnë të marrin vitaminë C pasi të ftohen apo kap gripi por a e ke ditur se për të mbajtur sistemin e imunitetit tuaj të punoj në nivel 100% ky ushqim (agrumet) janë në krye të listës. Vitamina C ndihmon rritjen e prodhimit të qelizave të bardha të gjakut, qeliza që luftojnë infeksionet. Për shkak se trupi i njeriut nuk e prodhon apo ruan vitaminën C atëherë marrja e saj për çdo ditë është esenciale për shëndet të vazhdueshëm. Gati të gjitha agrumet janë me sasi të lartë të Vitaminës C dhe me po aq shumë laramani që të zgjedhësh është e lehtë për ju që në çdo vakt ushqimi të fusni edhe Vitaminën C.

2

2. Speci i Kuq Zile
Vitamina C jo vetëm që e forcon imunitetin por gjithashtu ndihmon që të kemi lëkurë të shëndetshme, që është vija e parë e frontit në luftë kundër ftohjes dhe gripit. A mendon që agrumet përmbajnë më shumë vitaminë C se sa ndonjë pemë apo perime tjetër? Mendon edhe njëherë. Gram për gramë speci i kuq zile ka 2 herë më shumë vitamine C e përveç tjerash është i pasur me beta karotinë.

3

3. Brokoli
Brokoli është i stërmbushur me një arsenal të vitaminave dhe mineraleve i gatshëm të bëj luftë me cilindo bakter apo infeksion. I mbushur me vitamina A, C dhe E, e gjithashtu edhe me një numër të antioksidanteve, brokoli është njëra nga perimet më të shëndetshme që duhet ta vendosësh në tavolinë. Në mënyrë që ta mbash të paprekur fuqinë e brokolit duhet të përgatitet pak ose fare hiq.

4

4. Hudhra
Gjendet gati në të gjitha kuzhinat në botë, hudhra, jo vetëm që i shton shije ushqimit, por është a patjetërsueshme për shëndetin tuja. Civilizimet e hershme e kanë njohur vlerën e saj për atë që lufton infeksionet dhe shkenca moderne tregon se hudhra ndihmon në uljen e kolesterinës dhe parandalimin e ngurtësimit të arterieve. Përbërësit e saj të forcimit të imunitetit duken të vijnë nga koncentrimi i lartë me përzierjeve që përmbajnë sulfur, si për shembull allicini.

5

5. Xhenxhefili
Xhenxhefili është një tjetër ushqim që njerëzit e përdorin pasi të ftohen apo janë me grip. Por ashtu sikur Vitamina C edhe xhenxhefili ndihmon që fare të mos ftoheni apo të ju bie gripi. Përderisa përdoret në shumë dezerte ëmbëlsirash, xhenxhefili përmban djegës në formë të gingerol i cili ju jep specave djegës djegësin. Përveç tjerash xhenxhefili ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve e gjithashtu besohet se posedon përbërësit që ulin kolesterinën.

6.

6. Spinaqi
Spinaqi ka hyrë në listë jo vetëm për shkak se është i pasur me Vitaminë C por gjithashtu për shkak së është i mbushur me shumë antioksidant dhe beta-karotinë të cilët janë vërtetuar që shtojnë numrin e qelizave luftarake në sistemin e imunitetit. Ashtu sikur edhe brokoli më së miri është që pak të përgatitet në mënyrë që sa më shumë të ruhen materiet ushqyese.

7.

7. Jogurti
Kur të zgjedhësh kosin mundohu të gjesh sa ma natyralë me kultura aktive. Arsyeja është sepse studimet e fundit që janë bërë sugjerojnë se këto të ashtuquajturat kultura stimulojnë imunitetin për të luftuar sëmundjet. Studimet shtesë gjithashtu sugjerojnë lidhjen në mes të niveleve të ulëta të Vitaminës D dhe rritjes së rrezikut të ftohjes dhe gripit. Kështu pra gjej kos apo jogurt që është fortifikuar vitaminë D.

8.

8. Bajamet
Kur flasim për parandalimin dhe luftimin e ftohjes dhe gripit vitamina E duket të mbetet mbrapa nga Vitamina C e cila më shpesh përmendet, por Vitamina E është gjithashtu e rëndësishme për shëndetin e sistemit imunitar. Vitamina E është vitaminë që kërkon prezencën e yndyrave që të absorbohet ashtu si duhet. Arrat e veçanërisht bajamet janë të mbushura me vitamin E dhe se një gjysmë gote e mbushur me to ofron gati 100% të sasisë që rekomandohet në ditë.

9.

9. Shafran i Indisë
Shafrani është një përbërës kyç në shumë kërri (curry) shafrani (erëza) edhe pse me shije ndoshta të hidhët është përdorë me vite si anti-inflamator në trajtimin si të osteoatritit dhe artritit reumatoid. Koncentrimi i lartë i kurkuminit, ajo që i jep shafranit ngjyrën, ka dëshmuar të përmbajë përbërës që luftojnë ftohjen dhe gripin.

1010. Çaji i Gjelbër
Si njëri nga pijet më të popullarizuara në botë, dobitë shëndetësore të çajit jeshil janë studiuar për shekuj me radhë. I mbushur me flavonoid, lloj i antioksiduesit që si çaji jeshil ashtu edhe çaji i zi përmbajnë nga 150 deri 200 mg për gotë. Aty ku çaji jeshil shkëlqen më shumë se sai çaji i zi është në nivelet e epigallocatechin gallate, apo shkurtimisht EGCG, një antioksidant i fuqishëm. Procesi i fermentimin në të cilin ndërhynë çaji i zi shkatërron shumicën e EGCG. Në anën tjetër Caji Jeshil avullohet dhe nuk fermentohet e kështu ruan përbërësit EGCG. Nëse kjo nuk mjafton caji jeshil gjithashtu është një burim i mirë i aminoacideve L-theanin, i cili ndihmojnë qelizat T në prodhimin e përzierjeve që luftojnë bakteret.

Ne na mbetet që tash e mbas të ushqehemi shëndetshëm, duke ngrënë kështu më shumë agrume (portokall), brokoli, hudhër, spinaq, kos apo jogurt, arra e bajame, shafrani indian dhe në fund të vijë çaji jeshil në një gotë duke avulluar. /sherohu/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here