10 këshilla si të udhëtoni të sigurtë me një bebe!

0
3
Baby girl sitting in suitcase with things for vacation travel isolated

Shpesh pas lindjes së fëmijës prindërit mund të dëgjojnë shprehje të tilla si: “tani nuk do të udhëtoni dot më”! Por pse duhet të ketë vend një shprehje e tillë tek një familje që ka dëshirë dhe mundësi ta bëjë një udhëtim?

Mendoni se fëmijët tuaj nuk do të jenë në gjendje të përballojnë një udhëtim me avion duke qënë se janë ende të vegjël? Mos u shqetësoni për këtë, e vetmja gjë që duhet të merrni parasysh janë disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë të gjithëve të udhëtoni të qetë.

Si fillim duhet t’ju themi se para nisjes duhet të mësoni kushtet e kompanisë që do të udhëtoni në lidhje me ato çfarë ajo ofron për fëmijët e vegjël si edhe dokumentat që duhet të keni me vete.
Ja cfarë duhet dhe nuk duhet të bëni ndërsa jeni duke udhëtuar me fëmijën tuaj:

1. Nuk duhet t’i jepni pije. Evitoni dhënien e çdo lloj pije tjetër, përvec kamomilit dhe qumështit në rast se fëmija do të pijë diçka.

2. Shkoni në banjo para se të niseni.Për të evituar frekuentimin e shpeshtë të banjos nga ana e fëmijës tuaj gjatë fluturimit, gjë e cila do të prishë rehatinë tuaj, duhet të shkoni në banjo para se avioni të niset për fluturim.

3. Merrni me vete dicka për të ngrënë. Do të ishte mirë të kishit me vete diçka për të ngrënë, qoftë ajo edhe një pako me biskota apo një ushqim tjetër që fëmija juaj e ka qejf, në mënyrë që në një moment që ai do të jetë i irrituar ju të keni mundësi ta qetësoni me diçka.

4. Hipni të fundit në avion. Mund të duket dicka qesharake por do t’ju japë më shumë kohë për të lëvizur në aeroport. Fëmijëve nuk do t’ju pëlqejë të qëndrojnë për një kohë të gjatë ulur dhe për këtë arsye kjo do të ishte diçka shumë e favorshme për ta mbajtur atë të qetë.

5. Merrni me vete një medikament. Nëse fëmija juaj në një moment nuk do të ndihet mirë ju do të keni mundësi të ndërhyni, por sigurisht që më parë duhet të keni marrë edhe mendimin e mjekut (para nisjes për udhëtim duhet të bëni një kontroll tek ai).

6. Visheni fëmijën tuaj me veshje të rehatshme. Pasi ka hipur në bord mund të ndodhë që në një moment fëmija të ketë ftohë apo vapë, dhe për këtë arsye ju duhet ta vishni atë në mënyrë sa më të rehatshme, duke pasur mundësinë t’i hiqni apo shtoni një veshje sipas nevojës./living//

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here