10 destinacionet më të mira kur udhëton me familjen

0
370

Entuziazmi me të cilin fëmijët i afrohen të resë dhe ngrohtësia me të cilën mirëpriten janë dy motive të shkëlqyera për të udhëtuar me ta. Në këtë listë me destinacionet më të mira të këshilluara për të udhëtuar familjarisht me gjithë fëmijët, do të gjeni vende ku do të lumturoni të vegjlit tuaj.

1. Danimarka
Kurrë mos nënvlerëso Danimarkën!: kompakte, jo gjithmonë ekonomike, por perfekte për fëmijët. Në Kopenhagen gjendet parku i Tivolit, një vend zanash që kënaq të mëdhenj e të vegjël që prej vitit të largët 1843. Ka dhe shumë muzikë në mjediset jashtë, fishekzjarre dhe ushqim shumë i mirë. Legoland, mbi të gjitha, gjendet në dyert e Billundit në Jutlandin qendror, me Minilandin e saj të përbërë prej 20 milion copash lego (që nga Statuja e Lirisë deri tek skenat e Star Ëars). Nëqoftëse ia lejon vetes luksin, mund të shkosh tek Hotel Legoland, do të jesh ndër të parët që kalon portat –me gjithë familjen sigurisht.Viaggio-Gratis-in-Danimarca2. Tailanda
Pak kultura në botë janë shumë mikpritëse me fëmijët tuaj si kultura thai. Vendasit do të çmenden për ta. Dhe nuk do të keni probleme për të thyer akullin e parë me të gjithë, që nga shitësit e ushqimit në rrugë tek drejtuesit e tuk-tuk. Tailandia është një zgjedhje e mrekullueshme për një ekskursion ekzotik, mes tempujve, ushqim jo të zakonshëm, majmunë dhe plazhe të mrekullueshme. Pas një vizite në Bangkok, mes godinave të ndriçuara dhe ekskursioneve me barkë, mund të drejtohesh në ishullin e Ko Chang, një vend që ka shumë për të ofruar kush udhëton me familjen. Plazhe, ujëra të qeta, elefantë dhe një vizitë tek kafshët e braktisura të Koh Chang Animal Project. Për më të mëdhenjtë, një kurs të shkurtër zhytjeje me PADI. Bangkok-Phuket-Singapur-Turu-11-600x4503. Belize
Nëqoftëse kërkon një plazh në të cilin do të bësh banjo dielli ose nëqoftëse kërkon dicka më shumë, për të mbajtur të impenjuar fëmijët e moshës 6-7 vjec, Belize është fytyra e përshtatshme e Caraibeve. Nëqoftëse di të flasësh anglisht ose pak spanjisht, mund të lëvizësh kudo lirshëm. Fauna e egër është shumë e pasur, duke filluar që nga shimiet që ulërasin deri tek krokodilat, nga breshkat deri tek peshkaqenët – që sigurisht nuk janë kafshë shtëpiake. Edhe në brendësi ka vend për t’u argëtuar në ujë, mes lumenjve. Dhe në fund rrënojat e mayave, kanë një impakt të sigurt tek udhëtarët e rinj.3

4. Kerala, Indi
Gjallëria, ngjyrat dhe atmosfera e Indisë janë garanci emocionesh për kë udhëton me familjen. Elefantët, pallatet, kështjellat, trenat, plazhet, xhungla dhe parqet natyrale janë përbërës të aftë për të të dhënë sigurinë e lumturisë gjatë pushimeve. Intensiteti i një udhëtimi në këto anë mund të të mos bindë përsa io përket aventurave duke patur fëmijët me vete, por Kerala ka shumë alternative për të kryer aventura familjarisht, pra sëbashku me fëmijët. Krahasimisht me vende të tjera, këtu stili i jetës është më i shtruar; edhe ushqimi mbart më pak erëza. Ndërsa, rastet për të pirë qumshtin shumë të ëmbël të kokosit nuk mungojnë. Në parqet kombëtare mund të shohësh elefantët.45. New York, SHBA
Ka dicka në NYC që transformon momentet e jetës së përditshme në një skenë filmi: taksi të verdha, qiellgërvishtëset legjendare dhe totemet urbane të lidhura me filma e këngë. Është një vend tmerrësisht nxitës për fëmijët e çdo moshe, sepse ka shumë muzeume dhe galeri arti. Parku Qëndror dhe Parku High Line, hot dogët dhe pica newyorkeze janë disa detaje që të joshin për të mos u menduar dy herë, por merr familjen, i hipën avionit dhe direkt në New York.Veix-Goodbye-New-York-Color-12006. Hawaii
Vullkane, breshkat, rëra e bardhë, ujëra të kristalta dhe aventura nënujore: e vetmja gjë e vështirë, kur programohet një udhëtim në Haëaii, është të zgjedhësh ishullin ose ose nga cila pjesë të nisësh eksplorimin. Në Ishullin e madh të pret një rrjedhë lavë që zhytet në oqean, por ekziston mundësia që të përshkruash më këmbë tubin e Lavës Thurston në brendësi të Vullkanit në Parkun Kombëtar të Hawaii. Rezerva marine e plazhit Kahalu krenohet me ujërat shumë të qeta të cilat janë shumë të përshtatshme për të notuar. Nuk duhet të mungojë një vizitë nëpër fshatrat tradicionale të Qendrës Kulturore Polyneziane.hawaii-holidays47. Praga
Fakti që i do çmendurisht fëmijët e tu, nuk do të thotë që t’u thuash lamtumirë fundjavave argëtuese në qytetet e botës që dëshiron. Praga mbetet një nga zgjedhjet e duhura për të vizituar në fundjavë. Është mjaftueshmërisht kompakte për t’u shëtitur më këmbë ose në tram – mjet transporti shumë i dashur për fëmijët. Arkitektura ndihmon, sepse Qyteti i Vjetër duket sikur ka dalë nga një libër përrallash, me kështjellën e vetë dhe Urën Carlo. Mund të marrësh trenin elektrik deri në kodrën Petrin: në majë do të kënaqeni duke luajtur me fëmijët tuaj në sallën e pasqyrave të vjetra ose duke parë gjërat nga lart në një kullë panoramike.prag8. Italia
Një nga motivet pse të huajt shkojnë në Itali është se fëmijët mirëpriten me një simpati shumë të madhe. Nga plazhet deri tek restorantet është e lehtë të ndjehesh vetvetja dhe rehat, kjo vlen si për të vegjlit ashtu edhe për të rriturit. Ndër motivet që të çojnë drejt Italisë nuk është vetëm mikëpritja e vendasve. Pompei, Vesuvio, Koloseu, të cilët janë aq të njohur, ndezin imagjinatën e udhëtarëve të rinj. E pastaj pica dhe akulloret, deti: për italianët janë gjëra të zakonshme, por pë rata që vijnë nga jashtë këto atraksione vazhdojnë të jenë një magnet i fuqishëm.ital9. Islanda
Vullkane të aktivizuar, vaska termale dhe në dimër, magjia e agimit të akullt që shkëlqen. Islanda tërheq udhëtarët e cdo moshe. Për të gjithë familjen emocionet janë të garantuara: hipizëm, rafting në ujëra të bardha, gjueti, ekskursion në akull. E më pas duhet konsideruar që në vazhdën e krizës ekonomike ky destinacion është më shumë se kurrë e përballueshme.idsl10. Lapponia, Finlandia dhe Zvicra
Në muajt e dimrit kjo zonë ka një magji të papërshkrueshme. Jo vetëm sepse është këtu vendi ku jeton Babagjyshi i vërtetë i Vitit të Ri, por edhe sepse mes slitave që i tërheqin qentë, ekskursione me motoslitë në pyll, shëtitje tek liqenet e ngrirë, gjërat për t’u bërë nuk mungojnë. Netët e gjata polare nga tetori në mars krijojnë kushtet e favorshme për të parë agimin e akullt, ndërsa në verë mund të eksplorohen parqet e mrekullueshëm natyrorë sepse dita zgjatet. Për pak më shumë adrenalinë, mund të bëni rafting, aktivitet që mund të praktikohet në çdo nivel. /explorestours/zvc

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.